Interi dhe Juventusi janë vënë pas Luiz Gustavo të Wolfsburgut.
Sipas Gianluca Di Marzio, klubi gjëmuan është duke e pritur ofertën e duhur për të shitur brazilianin me pasaporte gjermane.
Besohet se lojtari ka akord me Zonjën e Vjetër, mirëpo pas lëvizjeve në orët e fundit, edhe zikaltërit kane arritur një marrëveshje për të transferuar lojtarin në Milano.
Te dy klubet duhet te flasin akoma me Wolfsburgun dhe Interi tashmë ka përgatitur ofertën prej 18 milionë euro.
Kurse oferta e Juventusit është huazim, por duket se është refuzuar nga klubi gjerman dhe me këtë rast kampionët italian janë të gatshëm të bëjnë shkëmbim kokë me kokë me Simone Zazan. /Telegrafi/