Interesante: E dërguan në spital të ngrirë si beton, pastaj ndodhi diçka e pashpjegueshme! (Video)

Vajza 19-vjeçare që eci kundër drejtimit të erës, arriti deri tek oborri i shtëpisë së mikut, kur papritmas kolaptoi shkaku i hipotermisë. Bora e kishte mbuluar, ndërsa miku saj nuk e kishte parë.
Ajo ka qëndruar e shtrirë për gjashtë orë në temperaturë prej minus 22 gradë Celsius.
Hilliard është gjetur nga miku, të nesërmen në mëngjes. Trupi saj ka qenë aq i ngurtë, sa që është dashur ta fuste në veturë në mënyrë diagonale, transmeton Telegrafi.
Kur ka mbërritur në spitalin e qytetit Lengby të Minesotës, Jean ishte pa ndjenja.
New York Times ka raportuar atë kohë se trupi i adoleshentes ka qenë aq i ngrirë, sa që ka qenë e vështirë të shpohet me gjilpërë.
Pulsi saj ka rënë në 12 rrahje në minutë, kurse temperatura e saj ka qenë shumë e ulët që të matet me termometër.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni tregimin e vajzës e cila u largua nga spitali me shëndet të mirë, pas qëndrimit për 49 ditë aty. Mbijetesa e saj është e pakuptueshme për shumë mjekë. /Telegrafi/



















































