Site icon Telegrafi

Inter-Napoli, zgjerohet hetimi për vrasjen e tifozit në Milano

Tani janë 23 persona nën hetim për vdekjen e tifozit ultras Daniele Belardinelli gjatë përleshjes mes tifozëve të Interit dhe Napolit.

Belardinelli ishte tifoz i Vareses, por kishte udhëtuar në Milano për të ndihmuar tifozët zikaltër ndaj atyre napolitanë në derbin e 26 dhjetorit.

Në përleshje ishin përfshirë edhe rreth 30 tifozë të Nices, të cilët kanë binjakëzim me tifozërinë nga Milano.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-0, ndërsa ishte Lautaro Martinez që vendosi derbin në minutat shtesë (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Tifozi në fjalë vdiq pas u godit nga një veturë, por dyshohet edhe për një veturë të dytë dhe tani hetimet për vrasjen janë zgjeruar, lista e personave të dyshimit në polici kap numrin 23.

Ndërsa në anën tjetër, tifozi ultras i Interit, Marco Piovella, i njohur si “Il Rosso”, është duke u mbajtur në arrest shtëpiak sepse nuk kishte bashkëpunuar me autoritet.

Lexo po ashtu Tetë tifozë të Napolit nën hetime për vdekjen e tifozit ultras të Interit

Nga tifozët e Interit vetëm njëri ka bashkëpunuar me policinë dhe konfirmohet se Luca Da Ros më pas ka marrë kërcënime me vdekje.

Autoritet italiane janë duke punuar shumë për të zbardhur rastin në mënyrë që fenomenet e tilla mos të përsëriten në futbollin italian. /Telegrafi/

Exit mobile version