LAJMI I FUNDIT:

Intensiteti i lartë i ultrazërit mund të godasë kancerin

Intensiteti i lartë i ultrazërit mund të godasë kancerin

Një trajtë intensive e ultratingullit që dridh tumorin derisa qelizat e tij të zhduken, mund të shkreh një alarm që “rekruton” sistemin mbrojtës imun kundër invazionit kanceroz.

Burimi : Duke University

Zbulimet e reja nga eksperimentet me kafshë, sugjerojnë se sistemi imun i aktivizuar nga ultrazëri, mund të kërkojë dhe shkatërrojë qelizat kanceroze, duke përfshirë edhe ato që janë shpërndarë nëpërmjet rrymës së gjakut.

Ky intensitet i lartë i fokusuar i ultratingullit – HIFU (high-intensity focused ultrasound), është në përdorim dhe në testim në Kinë, Evropë dhe SHBA për të shkatërruar tumoret duke i nxehur ato. Mirëpo, studiuesit nga Universiteti Duke, mendojnë që HIFU mund të ketë më tepër sukses nëse fillimisht përdoret në një mënyrë që vetëm t’i dridh qelizat. Ajo dridhje shkakton gërryerjen e membranave qelizave tumorale, duke bërë që ato të hedhin përmbajtjen e tyre. Përmbajtja toksike pastaj alarmon sistemin imun për kërcënimin nga kanceri, duke çuar kështu në prodhimin e qelizave antitumorale.

Nëse efekti i vërejtur te minjtë është i ngjashëm edhe te njerëzit, një mjekim i tillë mund të jetë një avancim i rëndësishëm në terapitë kanceroze për shkak të potencialit për të atakuar si tumoret primare, po ashtu edhe metastazat e shpërndara nëpër organe – e gjithë kjo pa nevojë për ndërhyrje kirurgjike.

Te shumica e kancereve, ajo që në fakt e mbyt pacientin është përhapja nga vendndodhja primare në pjesët tjera të trupit. Nëse pacienti ka një tumor në veshkë, mëlçi ose prostatë, trajtimet si ndërhyrja kirurgjike, rrezatimi ose HIFU mund të përdoren për t’u çliruar nga indi kanceroz. Megjithatë, nëse qelizat kanceroze janë përhapur në organet tjera vitale siç janë mushkëritë ose truri, prognoza gjithmonë është e keqe.

HIFU në formën e tanishme mund të përdoret vetëm për trajtimin e tumorit primar. Supozohet se HIFU e shpërndarë në një trajtë tjetër, me theks të veçantë në përdorimin e vibrimit mekanik për këputjen e qelizave tumorale, mund të ketë një efekt më të madh në ndërprerjen e metastazave kanceroze duke e zgjuar sistemin imunitar.

Për arsye ende të panjohura, qelizat tumorale zakonisht zmadhohen të padetektuara nga sistemi imunitar. Për të qenë efektive përgjigjja imune antitumorale, duhet të njohë jo vetëm proteinat sipërfaqësore të qelizave kanceroze, por edhe disa nga proteinat e mbyllura brenda këtyre qelizave, të emërtuara si “sinjale të rrezikut”.

Gjatë eksperimentimit me miun me kancer në kolon, kërkuesit gjetën se HIFU-mekanik inicon një përgjigje dy herë më të fortë imune sesa HIFU-termik, ndoshta për shkak të lirimit të më shumë “sinjaleve të rrezikut”. Rezultatet tregojnë se edhe pse HIFU-mekanik nuk është po aq efektiv në vrasjen e drejtpërdrejtë të qelizave tumorale sa është HIFU-termik, ai ka potencial të induktojë një përgjigje më të fortë antitumorale. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori