Vlerësimet e inteligjencës amerikane tregojnë se lidershipi i Iranit është ende kryesisht i paprekur dhe nuk është në rrezik kolapsi së shpejti, raportoi agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar tre burime të njohura me çështjen.

Një burim i njohur me gjetjet tha se një "shumë" raportesh të inteligjencës ofrojnë "analiza të qëndrueshme se regjimi nuk është në rrezik" të rrëzohet dhe "ruan kontrollin e publikut iranian".


Vlerësimi më i fundit u përfundua në ditët e fundit, shtoi burimi, transmeton Telegrafi.

Sipas Reuters, inteligjenca nxjerr në pah qëndrueshmërinë e lidershipit politik të Iranit edhe pas vrasjes së udhëheqësit suprem Ali Khamenei më 28 shkurt, dita e parë e sulmeve SHBA-Izrael.

Ai citoi një zyrtar të lartë izraelit të thoshte se zyrtarët izraelitë gjithashtu kanë pranuar se nuk ka siguri se lufta do të çojë në kolapsin e qeverisë iraniane. /Telegrafi/