LAJMI I FUNDIT:

Intelektualët e Kosovës përmes peticionit kërkojnë drejtësi për Haradinajn

Intelektualët e Kosovës përmes peticionit kërkojnë drejtësi për Haradinajn

Përfaqësuesi i intelektualëve, Hakif Bajrami prezantoi sot peticionin me anë të të cilit kërkohet lirimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai në një konferencë për media tha se përmes peticionit e ftojnë shtetin e Francës për drejtësi në rastin e Haradinajt.

“Një peticion të nënshkruar nga 603 intelektual të Republikës së Kosovës. Ne nuk po kërkojmë asnjë privilegj po kërkojmë drejtësi për Ramush Haradinaj, për UÇK-në, e cila i ka treguar botës se si bëhet lufta. Sot në emër të këtyre intelektualëve, në emër të drejtësisë, të barazisë e ftojmë drejtësinë franceze ta jep drejtësinë e saj”, ka thënë ai.

Sipas tij, peticioni do të dorëzohet sot në Ambasadën francezë në Prishtinë.