LAJMI I FUNDIT:

Iniciativë për përpunimin e pajisjeve mjekësore në Maqedoni: Çdo ditë shtypen nga një mijë maska mbrojtëse

Iniciativë për përpunimin e pajisjeve mjekësore në Maqedoni: Çdo ditë shtypen nga një mijë maska mbrojtëse

Ditëve të kaluara, ekipi i iniciativës për shtypjen e pajisjeve mjekësore ka qenë në gjendje ta rrisë aftësinë e prodhimit në një mijë maska mbrojtëse në ditë, me ç’rast është më afër qëllimit të prodhimit dhe shpërndarjes së të paktën 6,000 maskave mbrojtëse deri në fund të javës.

Të hënën janë dorëzuar rreth 925 maska mbrojtëse edhe atë në ISHP Berovë, ISHP Vinicë, ISHP Pehçevë, SHSH Rostushë, ISHP Gostivar, SHSH Gostivar, SHSH Radovish, SHSH Dellçevë, SPQ 8 Shtatori, Prilep, Jasenovë, Klinika e Qendrës Emergjente, Emergjenca e qytetit, Endokrinologji, Neurokirurgji, Strugë, Kërçovë, Klinika për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv (KARMI), Psikiatri, Res Humana, Beta Mediko, Pulmologji, Veles, Transfuziologji, SHSH Shkup, Qendra për Shëndet Publik, Patofiziologji, Intensive Sh. Naum i Ohrit, KU për Traumatologji, Sëmundje ortopedike, Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv dhe Qendër universitare (TSOARMIQU), Drisla, Kirurgjia plastike, Kirurgjia torakale, Pediatria, Kozle, SHSH Shtip dhe SPQ 3 Shtatori – i syve.

Të mërkurën, siç kumtojnë nga Iniciativa janë dorëzuar 675 maska në ISHP- Enti Leshok, ISHP Çair Materniteti, SHSH Shkup, ISHP Kirurgjia torakale, ISHP Kirurgjia pediatrike, ISHP Urologjia. ISHP Qendra e emergjencës, ISHP Klinika për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv (KARMI), ISHP Neurologji, ISHP ORL, ISHP Neurologjia, ISHP GEH, ISHP Endokrinologji, ISHP Reumatologji, ISHP Toksikologji, ISHP Pediatri, ISHP Radiologji, ISHP Onkologji, ISHP Mjekësia Ligjore, ISHP Instituti i Patologjisë, ISHP Instituti për Mikrobiologji, SP Dibër, ISHP Instituti i Patofizikës, ISHP SPQ 8 Shtatori, Instituti i Veterinarisë, ISHP Gjinekologji dhe Akusheri dhe ISHP Klinikat Stomatologjike. Shtesë janë dorëzuar dhjetë maska mbrojtës në Inspektoratin e tregut.

Numri i maskave mbrojtëse të shpërndara deri më tani është mbi 3000 mijë copa.

Anëtarët e iniciativës deklarojnë se këto maska mbrojtëse janë të dezinfektuara siç duhet, dhe se ato prodhohen nga repro materiale të përshtatshme te cilat me besim e kryejnë funksionin mbrojtës.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori