LAJMI I FUNDIT:

Informacioni i ri në lidhje me vaksinën e Oksfordit thotë se ajo ka përparësi të mëdha mbi të tjerat

Informacioni i ri në lidhje me vaksinën e Oksfordit thotë se ajo ka përparësi të mëdha mbi të tjerat

CEO i AstraZeneca Pascal Soriot tha të hënën se një plus i madh i vaksinës së tyre të coronavirusit është se më shumë njerëz do të jenë në gjendje të vaksinohen në një kohë më të shkurtër falë një doze të ulët. Kompania britanike më parë njoftoi se vaksina e saj është 70.4 për qind efektive.

“Aftësia për të vaksinuar më shumë njerëz në më pak kohë është një plus i madh”, tha CEO Soriot, transmeton Telegrafi.


Kompania farmaceutike britanike, e cila po zhvillon vaksinën në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, njoftoi më herët të hënën se është mesatarisht 70 për qind efektive dhe se nuk ka efekte anësore serioze.

Por një fakt interesant është se efektiviteti i vaksinës rritet në 90 për qind nëse së pari merrni gjysmën e dozës, dhe pastaj dozën e plotë të paktën një muaj dallim me njëra-tjetrën.

“Efikasiteti dhe siguria e kësaj vaksine konfirmojnë se ajo do të jetë shumë efektive në luftimin e COVID-19 dhe do të ketë një ndikim të menjëhershëm në këtë problem urgjent të shëndetit publik”, tha Pascal Soriot.

“Ne jemi vërtet të kënaqur me këto rezultate”, shtoi ai.

Ai gjithashtu theksoi se është e vështirë të krahasosh normat e efektivitetit të AstraZeneca dhe atyre të Pfizer / BioNTech dhe Moderna.

Të dy kompanitë njoftuan më herët se vaksinat e tyre kanë një efikasitet prej 95 për qind, Pfizer dhe pothuajse po aq Moderne.

Një nga arsyet pse krahasimet janë të vështira është se ndoshta kompanitë masin kritere të ndryshme, shpjegoi Pollard, duke shtuar se është e mundur dhe se ka dallime reale midis këtyre vaksinave.

Ndër të tjera, Pollard vuri në dukje se kompania beson se vaksina mund të sigurojë mbrojtje deri në një vit. “Ne jemi optimistë se përgjigjja imune mund të zgjasë të paktën një vit”.

AstraZeneca gjithashtu tha se do të ketë 200 milionë doza të vaksinës deri në fund të këtij viti dhe 700 milionë doza në fund të tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.

AstraZeneca është kompania e tretë farmaceutike që shpall rezultate pozitive në garën shkencore për vaksinën, pas Pfizer / BioNTech dhe Moderna.

Përparësitë e tij, të cilat janë treguar në teste, janë se vaksina është më e lirë dhe më e lehtë për tu ruajtur.

Prandaj, AstraZeneca do të luajë gjithashtu një rol të rëndësishëm në luftën kundër pandemisë nëse vaksina e saj miratohet nga rregullatorët, shkruan Reuters.

Asnjë efekt serioz anësor nuk është raportuar dhe është i pranuar mirë në të dy regjimet e vaksinimit, theksojnë agjencitë.

Shkencëtarët theksojnë se një avantazh i rëndësishëm i vaksinës AstraZeneca është se ruhet lehtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori