Aplikimi i skuqjes apo ‘blushit’ është “qershia mbi tortë” kur vjen puna te përfundimi i make-upit.
Vendosja e këtij produkti i jep një butësi fytyrës tonë, dhe një lloj shkëlqimi dhe definimi të mollëzave tona.
Sidoqoftë, të shumtën e rasteve mund ta kemi vendosur gabim, duke pyetur veten se ku kemi gabuar.
Një influencere në TikTok, tani ka ndarë metodë ideale për ta aplikuar ‘blushin’ në fytyrë dhe truku është shumë i thjeshtë.
Vendosni dy gishta tek pjesa afër hundës, më pas merrni brushën dhe merrni pak produkt të blushit.
@dilnar.d Blush hack ib @Asta #blushhack #makeuphacks #blushhacks #makeuphack #makeupapplication #blush #blushtrend #makeuptips ♬ Wave – FAST BOY & Raf
Filloni më pas dhe aplikojeni produktin, por mos u ndalni vetëm tek pjesa e mollëzave por aplikojeni deri lart sikurse influencerja në video.
Do të shihni se si ky aplikim do t’i jap një pamje krejt tjetër fytyrës.