Personeli mjekësor në mbarë botën është vënë në frontin e parë të luftës kundër coronavirusit, shpesh duke paguar një çmim të lartë.
Një prej tyre është Syzana Gjokaj, me origjinë nga Kosova, tani menaxhere e ekipit infermier në repartin e urgjencës të Spitalit Presbiterian në Nju Jork.
Në betejën me coronavirusin në punë, Syzana u diagnostikua vetë me COVID-19. Zëri i Amerikës bisedoi me Syzanën dhe vajzën e saj, Sarah, e cila ka vendosur të ndihmojë në mënyrën e saj kolegët e nënës së saj që vazhdojnë betejën kundër coronavirusit.
Prej disa ditësh, Syzana Gjokaj është në karantinë, por më tepër se simptomat, në këtë kohë e shqetëson fakti që nuk është pranë pacientëve.
“Ndihem shumë krenare që mund t’i ofroj njerëzimit këtë që i ofroj, në të njëjtën kohë ndihem me faj që nuk jam atje në fushëbetejë me kolegët e mi. Kam shumë emocione që nuk s’mund t’i shpjegoj as nuk mund t’i filtroj në vetvete, pasi gjithë ekipi im përballet, duke bërë të pamundurën për pacientët”.
Syzana u diagnostikua me COVID-19 në fillim të prillit dhe fillimisht kaloi simptoma më të rënda.
“Temperaturë të lartë, kollitje, zënie në frymë. Kam marrë rezultatin, tani ndihem më mirë. Temperaturë herë kam, herë s’kam. Është sëmundje e paparashikueshme. Mund të them se kam qenë një ndër njerëzit më me fat pasi nuk i kam pasur simptomat siç i kanë pasur njerëzit e tjerë, sigurisht nga ato që kam parë në emergjencë që të bëjnë të tmerrohesh. Kam ndier shumë lodhje”.
Syzana Gjokaj punon në një nga vatrat më të nxehta të COVID-19 në botë. Nju Jorku është epiqendra e epidemisë në Shtetet e Bashkuara:
“Kjo ma kujton shumë luftën në Kosovë. Është e vërtetë se spitali ynë ka implementuar strategji të ndryshme për t’u përballur me këtë pandemi, ka krijuar edhe një repart të ri për kujdesin e pacientëve me COVID. Por në emergjencë është gjithmonë fluksi i pacientëve: ata që e kanë dhe ata që mendojnë që e kanë. I gjithë spitali, i gjithë sistemi është i stërngarkuar. Infermierët edhe mjekët dhe i gjithë personeli mjekësor është fizikisht i dërrmuar, emocionalisht i dërrmuar. Shpesh qajnë, ngushëllojnë njëri-tjetrin. Punojnë jashtëzakonisht shumë, pa marrë pushime dreke, pa shkuar në banjë, pa pirë ujë. Kam parë shumë njerëz duke vdekur, kam parë infermiere duke i dhënë familjarit celularin për të thënë lamtumirën e fundit. Është shumë e vështirë”, u shpreh ajo në këtë bisedë për Zërin e Amerikës.
Duke folur për diagnozën e saj, Syzana shprehet e bindur se duhet të jetë infektuar në spital.
“Mendoj sigurisht se gjatë punës. Emri im ka qenë në nja 50 të pacientëve që kanë dalë me COVID. Mendoj se askush nuk ka qenë i përgatitur për situatën që ndodhemi. Edhe spitali im ashtu. Megjithëse mund të them që kemi pasur pajisje edhe pse i gjithë menaxhmnenti ka thënë që maskat N95 duhet të përdoren vetëm për një ndërrim gjë që ka shkaktuar infektimin e shumë infermierëve dhe mjekëve. Një pakujdesi më e vogël bën që të infektohesh”, thotë Syzana.
Është një situate që ka vënë në rrezik personelin mjekësor në mbarë globin. Sarah 10-vjeçare, vajza e Syzanës, vendosi të ndihmonte me sa mundej për mungesat e maskave.
“Dëgjova në lajme, dëgjova edhe mamin që po flisnin me babin se infermierët dhe mjekët nuk kishin maska të mjaftueshme. Vendosa të hap një llogari ‘gofundme’ për të mbledhur fonde”, tregon Sarah.
“Ne kemi bërë së bashku me Sarën 50 maska, të cilat motrat dhe infermieret, personeli mjekësor e kanë parë si gjë shumë të mirë, pastaj e kanë thirrë Sarën në telefon, duke thënë: ‘do bëj porosi, ma bëj me lule’. Ajo e mori shumë seriozisht”, tregon Syzana.
Syzana ka një mesazh për këdo që e mendon veten të paprekshëm nga kjo sëmundje.
“Edhe pse ca të rinj mendojnë se nuk preken, COVID-i nuk njeh moshë, nuk njeh besim apo ngjyrë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë që kam parë në urgjencë, nuk do të kisha dashur ta shoh asnjeri në atë gjendje. Gjendja më e vështirë është ta shohësh dikë duke mos marrë ajër, duke t’u lutur ‘po vdes’; nuk lejojnë familjarë. Paramendoni dikë, qoftë i ri, qoftë i vjetër, të vdesë vetëm, është gjëja më e frikshme që mund t’i ndodhë dikujt. Andaj ju nuk dëshironi të jeni ai njeri… Këtu vjen ajo preventiva: qëndro në shtëpi të parandalosh të gjithë atë”.
Sarah 10-vjeçare është e detyruar të qëndrojë e izoluar nga e ëma për të mos u infektuar. Ato komunikojnë me “FaceTime” përmes celularit. Sarah mezi pret që të mbarojë periudha e karantinës.
“Do ta përqafoj fort. Ndoshta do t’i bëj edhe një dhuratë”, thekson Sarah.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Valdet Kaçandolli kryen përgatitjet e fundit për Kampionatin Evropian, Kurti e cilëson si një nga talentët e shquar të autosportit
Një javë i zhdukur, gjyshja në Durrës dorëzon në polici 3-vjeçarin
Serbët “jobesnikë” nga Kosova që “shkelin” rendin kushtetues të Serbisë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel