Kala Mary Golden ka qëndruar pranë automobilit rreth orës tre e gjysmë pasdite, në parking para ambulantes së pediatrisë, me fëmijën e porsalindur, Keegan Schuchardt.

Një makinë papritmas u ndal para automjetit të saj. Në parking thuhet se ndodhi një grindje, pas së cilës gruaja lë makinën, qëllon disa herë në nënën, merr fëmijën e saj dhe largohet.


Foshnja u gjet gjashtë orë më vonë pasi policia arriti në përfundimin e vrasjes e nënës 28 vjeçare. I porsalinduri fatmirësisht ishte mirë e pa asnjë lëndim.

Dëshmitarët thonë se Kala deri në frymën e fundit u përpoq të mbronte fëmijën e saj.

Infermierja është arrestuar dhe ajo ka pranuar vrasjen. Përndryshe, Verna është nënë e tre fëmijëve të mitur, ndërsa kohëve të fundit thuhet se ka pas një abort ndaj ka dashur që fëmijën e huaj ta paraqes si të sajin. Policisë ajo i ka thënë se ka synuar që të fejuarit t’i thotë se ka lindur dhe se fëmija i rrëmbyer është djali i tij.

Ajo tani gjendet në burg, nën mbikëqyrjen 24-orësh. Asnjë nga të afërmit e saj nuk e ka vizituar deri tash.

Prokurori Brett Ligon ka thënë se ende nuk është vendosur nëse në padi do të kërkohet dënimi i saj me vdekje. Avokatë Tay Bond dhe Stephen Jackson nuk pajtohen me këtë dënim.

"Një nga gjërat që ata kanë duhet të vërtetojnë është rrezikshmëria e ardhshme. Kur ju e keni një incident të izoluar me dikë që nuk ka histori të mëparshme penale, është shumë vështirë të dëshmohet se ai person do të paraqes rrezik për të ardhmen", tha Bond. /Telegrafi/