LAJMI I FUNDIT:

Infektologu Sadiku: Po hyjmë në një fazë në të cilën numri i rasteve të reja me COVID-19 mund të jetë më i lartë

Infektologu Sadiku: Po hyjmë në një fazë në të cilën numri i rasteve të reja me COVID-19 mund të jetë më i lartë
Foto: Arkiv

Në javën e fundit ka filluar të rritet numri i personave të infektuar me COVID-19, në Kosovë. Për të folur rreth rritjes së numrit të të infektuarve me coronavirus Telegrafi ka biseduar me infektologun, Izet Sadiku.

Sadiku tha se jemi duke hyrë në një fazë në të cilën numri i rasteve të reja me COVID-19 mund të jetë i më i lartë.

E kjo sipas tij, mund të ndodh edhe nga lirimi i disa masave në vend si dhe nga virozat e ndryshme të cilat mund ta komplikojnë situatën.

“Javët e fundit kemi pas një rritje më të madhe edhe të numrit të rasteve në vendet evropiane me COVID-19, e cila tregon që po hyjmë në fazën në të cilën numri i rasteve me COVID-19, mund të jetë më i lartë. Ne veç kemi rritje të rasteve, edhe pse ky numër është më i vogël se vendet e rajonit. Kjo pasi të gjitha aktivitetet në Kosovë pothuajse janë liruar, si dhe virozat e ndryshme mund ta komplikojnë situatën me COVID-19 dhe rritja e numrit të rasteve do të jetë një gjë e pritur. Mund të ketë rritje të numrit të rasteve siç po ka edhe në vendet evropiane, ku shumë vende janë detyruar t’i kthejnë masat”, ka thënë ai.

Sadiku tha se Qeveria e Kosovës duke e parë rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, duhet të marrë masa në parandalimin e kësaj.

1,637 raste aktive me coronavirus, SHKK ndalon vizitat familjare, ndërsa nga gastronomët kërkohet t’i respektojnë rregullat antiCOVID-19
Lexo po ashtu 1,637 raste aktive me coronavirus, SHKK ndalon vizitat familjare, ndërsa nga gastronomët kërkohet t’i respektojnë rregullat antiCOVID-19

“Deri tash rastet që janë në Kosovë kanë qenë të përballueshme për institucionet spitalore, por do të shohim nëse do të rritet numri i rasteve. Qeveria do duhej që të ndërmarr masa pasi ne e dimë që numri i rasteve që janë sot, manifestohen pas dy ose tri jave dhe mund të kemi nevojë për kapacitete më të shtuara spitalore. Qeveria duke e parë rritjen e numrit të rasteve duhet të marr masa për shfrytëzimin e shërbimeve spitalore, do duhet të marr masa adekuate me qëllim parandalimin e kësaj”, u shpreh ai.

Sipas tij, derisa situata është e menaxhueshme duhet të respektohen masat që janë vendosur nga Qeveria e Kosovës, të cilat siç tha ai nuk janë duke u respektuar.

“Mendoj që duhet bërë përpjeke derisa numrat e rasteve të jenë të menaxhueshme, të bëhet luftë që të respektohen masat që janë vendos nga qeveria e të cilat shpesh nuk po respektohen, përdorimi i maskës, mbajtja e distancës dhe higjiena personale. Pasi kemi shumë raste ku nëpër kafiteritë nuk po i respektojnë këto masa dhe pastaj po rriten numrat e rasteve të reja me COVID-19”, theksoi tutje ai.

I pyetur se cilat janë rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), infektologu Sadiku: “Tash ka filluar platforma e reagimit ndaj COVID-19, të shteteve të ndryshme. Nuk ka platformë unike për një shtet, por ka varësisht prej situatës epidemiologjike të shteteve të caktuara”.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 17.009 raste nga 80.886 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 656 raste të vdekjes.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14,716 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.637. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori