Infektologu Ahmeti: Kosova së shpejti mund të preket nga varianti indian i coronavirusit
Rënia e të të infektuarve me coronavirus në nivel vendi, ka ndikuar që edhe në Klinikën Infektive të bie numri i personave që kërkojnë hospitalizim, por në këtë klinikë pacientët e hospitalizuar me COVID-19 ende janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe shumica kanë nevojë për oksigjeno-terapi.
Infektologu i Klinikës Infektive, Sali Ahmeti ka folur për variantin e ri indian që ka prekur shumë vende të botës.
Derisa ka thënë se ditëve të fundit në këtë klinikë gjendja është më e qetë dhe se aktualisht janë të shtrirë 86 pacientë të cilët kanë gjendje të rëndë shëndetësore.
“Gjendja aktuale edhe në nivel vendi por edhe në Klinikën Infektive është më e qetë. Ne kemi numër të rasteve më të vogël që kërkojnë dhe kanë nevojë për hospitalizim. Aktualisht ne në Klinikën Infektive kemi të hospitalizuar 86 pacientë, sidoqoftë numri i rasteve të reja të cilët kërkojnë hospitalizim ka rënë dukshëm në javën e fundit. Në klinikë janë raste mjaft të rënda. Janë pacientë të cilët kryesisht kanë forma të rënda të sëmundjes dhe janë në trajtim e sipër dhe rehabilitim e sipër për shkak të komplikimeve të rënda, që ka shkaktuar sëmundja primare e tyre. Ndërsa, rastet e reja të hospitalizuara janë më të pakta, por gjithsesi ato raste që kërkojnë hospitalizim. Zakonisht janë raste të rënda dhe po thuajse të gjitha kanë nevojë për mbështetjen me oksigjeno-terapi dhe terapi tjetër përcjellëse”, tha Ahmeti.
Ahmeti thotë se varianti britanik që preku në muajt e fundit edhe kosovarët, ka treguar se është virus që përhapet më shpejt, sidomos te mosha 30 deri 50 vjeç.
Sipas tij, gjendja e pacientëve të infektuar me variantin britanik ka qenë e rëndë dhe ka pasuar përkeqësime të shpejta, që kanë kërkuar edhe trajtim intensiv.
“Me variantin britanik, i cili në dy-tre muajt e fundit ka qenë mjaft i pranishëm edhe në mes e pacientëve tanë është një variant i cili ndoshta vlen për ta veçuar prej variantit të mëparshëm ose origjinal, sepse ka prekur mosha më të reja. Ne kemi pasur prekje më të shpejta prej moshave 30 deri në moshën 50 vjeçare. Ka pasur përhapje më të shpeshtë në mesin e personave të kontaktit. Dhe në këto moshat e reja ka shkaktuar forma të rënda të sëmundjes, të cilat kanë pasur përkeqësime të shpejta. Kanë kërkuar kujdes intensive të shpejt në kohën e duhur dhe me tretmanin e duhur, por gjithsesi ky variant nuk ka kursye moshat e shtyra”, u shpreh infekologu i Klinikës Infektive.
Meqenëse tashmë bota është duke u goditur edhe nga një variant i ri i COVID-19, i cili po njihet si varianti indian, infektologu Ahmeti thotë se shumë shpejt edhe Kosova mund të preket me këtë lloj të coronavirusit.
Sipas tij, edhe ky mutacion i ri nuk ka ndonjë problematikë që e dallon prej dy varianteve të mëhershme.
“Në aspektin epidemiologjik sot bota është zvogëluar dukshëm, meqenëse mundësitë e bartës së infeksionit në një botë të zhvilluar dhe me komunikime të shpejta është mundësia e bartjes së infeksionit prej një vendi në tjetrin është shumë e madhe dhe mund të bëhet shumë shpejt. Pra edhe për variantin apo lloj indian ka filluar të prekë vende të ndryshme të Evropës… Kështu që ne nuk mund të eliminojmë rrezikun që ky variant të jetë së shpejti edhe në mesin tonë. Ne nuk kemi përvoja personale me këtë variant. Autorët e tjerë nuk e përshkruajnë si variant që jep ndonjë problematikë të veçantë në raport me variantet e mëparshme. Sidoqoftë edhe ky përhapet shpejt dhe shkakton sëmundje dhe forma të rënda, por që nuk dallojnë nga varianti britanik”, theksoi infektologu Ahmeti.
Tashmë ka një javë që në Kosovë përfundoi shpërndarja e 24 mijë dozave të vaksinës kundër COVID-19, dhe shpejt pritet të vijnë dozat e reja. Prandaj, infekolgu Ahmeti kërkon që ritmi i vaksinimit të jetë më i shpejt sepse arma më e mirë të të luftuar pandeminë është imunizimi i qytetarëve.
Madje, ai thotë se rënia e të të infekturave me COVID-19 në ditët e fundit në vendin tonë nuk duhet të shërbejë si moment relaksimi, pasi që ende jemi në luftë me pandeminë.
Ai kërkon që edhe zbutja e masave të bëhet në mënyrë graduale, në të kundërtën, sipas tij, mund të kemi shtim të rasteve të reja.
“Është fat i mirë që ne këto ditë kemi një periudhë qetësie krahasuar me ditët dhe javët e mëparshme. Por, mendoj se kjo kurrsesi nuk do thotë që ne të relaksohemi zbutja e masave duhet të bëhet në mënyrë graduale dhe të kujdesshme. Qytetarët duhet ta kenë parasysh se ende jemi duke u ballafaquar me COVID-19… Nëse ne sillemi me kujdes përkundër lirimit të këtyre masave i respektojmë ato qoftë duke respektuar masat e mbrojtjes personale dhe atyre kolektive apo institucionale, mendoj që megjithatë do t’ia dalim shumë më lehtë“, deklaroi ai.
Nga muaji shkurt edhe në Kosovë ka nisur trajtimi i pacientëve me plazmën konvalescente, e vetëm në Klinikën Infektive deri tani këtë lloj trajtimi e kanë marrë rreth 70 pacientë.
Sipas infekologut Ahmeti, kjo lloj terapie ka dhënë efekte të mira kur është aplikuar në kohën e duhur dhe tek pacienti i duhur.
“Sikurse çdo bar tjetër apo çdo metodë tjetër e tretmanit të COVID-it edhe plazma konvalescente nuk është ndonjë metodë terapeutike që bënë mrekullia, por ajo ndihmon dhe në mënyrë të veçantë edhe tek ne ka treguar efekte të mira kur ajo është dhënë në kohën e duhur dhe pacientët e duhur… Pacientët e Klinikës Infektive asnjëherë nuk kanë hezituar me marr plazmën, përkundrazi kemi pasur kërkesa me dhënë plazmën edhe në rastet kur nuk kanë qenë indikative për marrjen e saj, kështu që ata e kanë marr dhe pa asnjë shqetësim të veçantë dhe ka ndihmuar për në rastet indikative ka pasur efektet e mira… Besoj që rreth 70 pacientë e kanë marrë në Klinikën Infektive”, u shpreh ai.
Në Kosovë numri i rasteve aktive me coronavirus është mbi 9 mijë e 200, ndërsa të shëruar janë mbi 93,500 qytetarë. E betejën me coronavirus e kanë humbur mbi 2, 100 qytetarë. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ligji për nënat surrogato në Shqipëri, Shehu: I shtyrë nga grupet kriminale, nëse miratohet do të pasohet nga ligji i martesave homoseksuale
Siljanovska fitoi në 60 komuna, Pendarovski në tre, Osmani në 15, Taravari në dy
Sërish s’ka kuorum për marrëveshjet ndërkombëtare, opozita lëshon sallën
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën