LAJMI I FUNDIT:

Infektologët paralajmërojnë që coronavirusi shkakton dëmtime neurologjike, ndërkaq te disa edhe sulm në tru

Infektologët paralajmërojnë që coronavirusi shkakton dëmtime neurologjike, ndërkaq te disa edhe sulm në tru

Coronavirusi shkakton dëmtime neurologjike te një numër i vogël pacientësh të cilët zhvillojnë pasqyrë të rëndë klinike

Infektologu grek, njëherësh edhe udhëheqës i shtabit të krizës, dr. Sotirios Tsiodras, ka paraqitur të dhëna të reja deri te të cilat ka ardhur ekipi i neurologëve nga e gjithë bota, sipas të cilave rreth 15 për qind e pacientëve, të cilët zhvillojnë simptoma të rënda, mund të pësojnë dëmtime neurologjike të shkaktuara nga sëmundja e coronavirusit, transmeton Telegrafi.


– Veç simptomave të njohura – temperatura, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje, disa pacientë zhvillojnë disfunksion të kapacitetit mendor, konfuzion, letargji, epilepsi, madje edhe sulm në tru – ka thënë Tsiodras në paraqitjen e vet të parë para opinionit grek.

Siç e ka shpjeguar ai, duket që virusi sulmon trurin dhe sistemin nervor madje te 15 për qind e pacientëve të sëmurë rëndë.

Është e njohur që virusi mund të përfshijë trurin dhe të shkaktojë përflakjen e tij, ndërsa problemet me thithjen e oksigjenit për shkak të frymëmarrjes së keqe mund të ndikojë në punën e trurit.

– Raste të ngjashme janë shënuar edhe te pacientët të cilët janë sëmurë nga forma e rëndë e gripit sezonal – ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori