LAJMI I FUNDIT:

Infektohen me coronavirus dy mjekë në Klinikën e Onkologjisë

Infektohen me coronavirus dy mjekë në Klinikën e Onkologjisë

Në Klinikën e Onkologjisë dy mjekë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.


“Dy mjekë kanë rezultuar pozitivë me coronavirus, ata janë në vetizolim dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, përveç temperaturës nuk kanë pasur simptoma tjera”, deklaroi ai.

Kurtishi shtoi më tej se mjekët mund ta kenë marrë virusin COVID-19, nga ndonjë pacientë.

Ndryshe, numri total i personave të infektuar me coronavirus në Kosovë ka arritur në 3 mijë 886 raste, 2 mijë e 3 persona janë shëruar kurse janë regjistruar edhe 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese./ Telegrafi/