LAJMI I FUNDIT:

Infeksionet me COVID-19 kanë rënë për 30 për qind në Angli gjatë bllokimit

Infeksionet me COVID-19 kanë rënë për 30 për qind në Angli gjatë bllokimit

Infeksionet me coronavirus në Angli kanë rënë me rreth një të tretën gjatë bllokimit, bazuar në studimin e fundit nga ekspertët.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, disa nga zonat më të goditura reflektuan me një nga përmirësimet më të mëdha – por, përkundër këtij progresi, rastet mbeten realtivisht të larta në të gjithë Anglinë.

Gjetjet nga Imperial College London, u bazuan në testet e më shumë se 100 mijë njerëzve midis datës 13 dhe 24 nëntor.

Studiuesit vlerësuan se shkalla e riprodhimit të virusit (R) kishte rënë në 0.88. Kjo do të thotë se mesatarisht çdo infeksion është transmetuar në më pak se një infeksion tjetër të ri, kështu që epidemia po zvogëlohet.

Rezultatet e këtyre testeve sugjeruan një rënie prej 30 për qind të infeksioneve ndërmjet studimit të fundit dhe periudhës 13-24 nëntor.

Para kësaj, rastet përshpejtoheshin dhe dyfishoheshin çdo nëntë ditë kur u raportua studimi i fundit në fund të muajit tetor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori