LAJMI I FUNDIT:

Infantino infektohet me COVID-19

Infantino infektohet me COVID-19

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është infektuar me COVID-19.

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë ka konfirmuar se kryetari i tyre ka rezultuar pozitiv me coronavirus.


50-vjeçari nuk kishte simptoma, mirëpo në testet e përfunduar në këtë fillim javë, është konfirmuar me pandeminë botërore.

“Të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me presidentin e FIFA-s, janë në vetizolim”.

“Ishte kërkuar që të merren hapa të kujdesshëm brenda federatës, për t’i kryer testet dhe presidenti ka rezultuar i infektuar me coronavirus. FIFA i dëshiron presidentit Infatino shërim të shpejtë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/