Një shtetas i huaj është ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti ka bërë incizime me dron në disa pjesë të shesheve në Prishtinë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit droni është konfiskuar, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.