Doli nga shtypi libri më i ri shkencor “Komunikimi në diplomacinë publike- Soft power-i dhe imazhi ndërkombëtar i Kosovës”, më parathënie nga Artan Fuga, e studiuesit të komunikimeve dhe mediave Hasan Saliu.
Libri është një studim më shumë se trevjeçar, i mbrojtur në vitin 2013 në Shkollën e Doktorale të Departamentit të Gazetarisë dhe të Komunikimit dhe Informacionit në Universitetin e Tiranës, e drejtuar nga prof. dr. Artan Fuga, i cili ka hapur për herë të parë kërkimet e thelluara në komunikime dhe studime mbi mediat.
Akademik Fuga në parathënien e këtij libri thotë se autori i këtij libri, dr. Hasan Saliu, ka meritën se është i pari që e ka aplikuar në një studim tërësor në botën shqiptare, në librin shqip, me sukses të plotë, dhe duhet të shërbejë për të bërë të ndjeshëm qytetarin, vendimmarrësit, politikanët, se një opinion pozitiv te popujt e tjerë ndaj aksioneve dhe qenies të një populli, është një faktor i madh lehtësues i realizimit të strategjisë së tij. Dr. Fuga shton se autori ka punuar disa vite rresht për ta nxjerrë këtë libër që lexohet ndoshta për disa orë, aq i qartë dhe i strukturuar mirë që është.
Ndërsa, autori thotë se ky libër shkencor sjell disa risi. Risia e parë është vetë punimi si risi, sepse deri më tani nuk ka pasur një studim të veçantë në gjuhën shqipe për diplomacinë publike, pra komunikim me publikët e jashtëm dhe imazhin ndërkombëtar të një vendi dhe shumë risi tjera që autori i ka paraqitur në hyrjen e librit.
Në përgjithësi ky libër shkencor, ngërthen trajtimin e një sistemi të ndërlikuar ku marrin pjesë aktorë të ndryshëm shtetërorë dhe joshtetërorë, të cilët komunikojnë me publikët e huaj, me qëllim që t’i informojnë dhe ndikojnë ata. Në tërësi libri është i organizuar në tri pjesë të ndarë me kapituj. Pjesa e parë përfshin koncepte teorike, pjesa e dytë diplomacia publike në Kosovë, dhe e treta: modele krahasuese : praktikuesit e mëdhenj të diplomacisë publike dhe vendet e rajonit.
Libri në fjalë gjendet edhe në Bibliotekën e AAB-së, e cila do të jenë në dispozicion të studentëve dhe stafit të këtij institucioni, për qasje sa më të thellë në botën e shkencës e hulumtimit profesional.
Hasan Saliu përveç që është dekan dhe profesor në Fakultetin e Komunikimit Masiv në AAB, është ligjërues edhe në Universitetin publik të Tiranës – studimet master në komunikime. Ai ka qenë organizator dhe bashkorganizator i disa konferencave shkencore për mediat dhe komunikimet, anëtar i bordeve shkencore në disa konferenca, dhe deri më tani ka botuar 15 punime shkencore në revista shkencore shqiptare dhe ndërkombëtare në fushën e komunikimeve masive dhe medieve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAli Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!
VDES NGADALË
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Biznesi i filmave ... mbaroi!
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!
Romani që zbulon të vërtetën për rënien e Perandorisë Britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert