Planet Labs ka zbuluar imazhet satelitore që tregojnë dëmet e shkaktuara nga raketat ruse, mbi qendrën tregtare në Kremenchuk.

Imazhe shfaqin dëmet në qendrën tregtare, ku më të theksuara dëmet janë në pjesën veriore të ndërtesës, transmeton Telegrafi.

Nga videoja e postuar online, shihet se pikërisht në atë anë të ndërtesës kishte shpërthyer zjarri – që më pas u përhap në tërë objektin.

Rrëfimi i të mbijetuarve të sulmit në Kremenchuk: Nuk mendoja se do të godasin qendrën tregtare Rrëfimi i të mbijetuarve të sulmit në Kremenchuk: Nuk mendoja se do të godasin qendrën tregtare

Dëmet mund të vërehen edhe në pjesën industriale, ku një pjesë e kulmit të ndërtesës mungon. Ato përshtaten me pamjet e kamerave të sigurisë, që kanë kapur momentin e goditjes së objektit.

Kujtojmë që mbrëmë forcat ruse kanë bombarduar një qendër tregtare në Kremenchuk, brenda të cilës në ato momente gjendeshin mbi 1.000 civilë.

Si pasojë e sulmit humbën jetën dhjetëra civilë dhe shumë tjerë u lënduan. Sulmin e kanë dënuar liderë nga e mbarë bota. /Telegrafi/