LAJMI I FUNDIT:

Imazhet satelitore tregojnë gjendjen para dhe pas sulmit me dronë në bazën ajrore ruse – disa prej aeroplanëve bombardues janë “zhdukur”

Imazhet satelitore tregojnë gjendjen para dhe pas sulmit me dronë në bazën ajrore ruse – disa prej aeroplanëve bombardues janë “zhdukur”

Imazhet satelitore shfaqin deri në 10 aeroplanë bombardues rusë Tu-22M, të parkuar në një pistë të bazës ajrore ruse Dyagilevo në Rusi.

Por pas sulmeve me dron, disa prej tyre në këto imazhe satelitore nuk duken fare, dëshmi se janë shkatërruar, transmeton Telegrafi.


Sipas ekspertëve të fushës së sigurisë deri në gjashtë aeroplanë tjerë bombardues të tipit Tu-95s, janë zhdukur dhe nuk janë parë fare më në imazhet satelitore.

Pavarësisht se rusët tentonin të minimizonin dëmet dhe të thoshin se nuk është ashtu siç po raportohet në tërë botën, këto pamje tregojnë realitetin.

Në anën tjetër për këto sulme brenda territorit të Rusisë, Kremlini ka akuzuar Kievin, duke u zotuar se do të hakmerren për këtë.

Ndërkaq Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se ndihmën ushtarake që SHBA ia ofron Ukrainës, nuk nënkupton se e inkurajon Kievin të sulmojë brenda territorit të Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori