LAJMI I FUNDIT:

Imazhet rrëqethëse nga Brazili ku janë hapur qindra varre për të vdekurit nga coronavirusi

Imazhet rrëqethëse nga Brazili ku janë hapur qindra varre për të vdekurit nga coronavirusi

Brazili është duke u përgatitur për skenarin më të keq të mundshëm, si pasojë e përhapjes së coronavirusit, megjithëse në këtë shtet deri më tani kanë vdekur 359 persona, derisa 9,082 janë të infektuar.

Përhapja e madhe e pandemisë në Amerikën e Jugut, ka bërë që të urdhërohen varrmihësit të hapin qindra varre, në varrezën me 780 metra katrorë, ku deri më tani janë 1.5 milion të varrosur, transmeton Telegrafi.

Oswaldo dos Santos ka shikuar disa punonjës të veshur me uniforma speciale, derisa i varrosnin disa të vdekur në Cemiterio de Vila Fermosa, që është varreza më e madhe në Amerikën Latine.

I moshuari shikonte me dhembshuri, derisa po hapej varri për të birin e tij 36-vjeçar, që nuk mundi t’i mbijetonte infeksionit. “Mendoj se ishte i sëmurë, kishte disa simptoma, por vdiq ende pa i dalë rezultatet”, ka thënë Santos.

Ky është problemi më i madh në Brazil, ku konsiderohet se shumë njerëz janë të infektuar dhe nuk kanë ende një diagnozë, ndërsa janë duke i infektuar njerëzit tjerë.

Dendësia e popullsisë si dhe mungesa e kujdesit të duhur, konsiderohet se do të jenë shkaktarët e përhapjes më të madhe të pandemisë, që do të ketë si pasojë vdekjen e shumë personave.

Në imazhet rrëqethëse që janë realizuar nga lartë, shihen shumë varre të hapura, ndërsa presin që të mbushen me viktimat e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori