Pak ditë pasi ndaj tij u referua në prokurori vepra penale për “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, imam Armand Aliu ka sqaruar sërish statusin e tij në “Facebook” ku i bënte thirrje besimtarëve myslimanë që të mos festonin 28 nëntorin, pasi ishte kundër rregullave të Islamit.
I ftuar në emisionin ‘Të pa ekspozuarit’ në “News24”, imami shpjegon se çfarë i kishte ndodhur pas statusit që kishte bërë në rrjetet sociale, madje edhe mesazhin që donte të përcillte.
Ai tha se një ditë pas kërkesës që u kishte bërë besimtarëve, Drejtoria e anti-terrorit e kishte thirrur për ta marrë në pyetje.
“Më thirri anti-terrori pas një statusi që bëra për festimin e festës së Pavarësisë. Më thanë kemi dy çështje, një për festën dhe një çështje tjetër, por në fillim do fillojmë me çështjen e dytë. Më pyetën si fillim me çështjet fetare, pastaj me çfarë jam marrë. Pasi mendojnë se mos jam i pasur ose mos sponsorizohem nga ndonjë sheik. Më thanë ku e ke gjetur këtë thënie. Ata u hoqën edhe si teologë. Kemi lexuar në kuran dhe nuk e kemi parë ndalimin e 28 nëntorin. I thashë është fjala e profetit, i thashë e ka transmetuar në një libër, dhe ja shpjegova. Unë e shkurtja për t’u treguar myslimaneve çfarë ju lejohet çfarë nuk u lejohet nga feja”, tha ai.
“U thash se më intereson t’u tregoj myslimanëve se çfarë u jetohet apo jo besimtarëve. Më thanë se ke fyer elementet kombëtare. Unë skam bërë asgjë. Se kam sharë kurrë Gjergj Kastriotin. Unë kam thënë se nuk lejohet që të falesh para një busti. Mediat i kanë përpunuar dhe shtrembëruar. Më pyetën nëse kisha nxitur urrejtje me statusin. Unë u thash se jo. Se festat në islam janë adhurim, dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Allahu na i ka zëvendësuar me dy ditë më të mira, Bajram i madh dhe i vogël, lejohen vetëm këto. Për këto festa ka adhurime të veçanta, prandaj profeti na ka lejuar vetëm këto. S’mund të fusim çdo festë që duam ne”, tha Aliu.
Imami Armand Aliu deklaroi se nga Drejtoria e Anti-terrorit ka marrë kërcënime.
Imami tha se u kërcënua me thyerje brinjësh nga shefi i anti-terrorit dhe në prokurorinë e Tiranës gjatë kohës që u mor në pyetje pas thirrjes që u bëri besimtarëve myslimanë të mos festojnë 28 nëntorin, pasi ishte haram.
“Jam kërcënuar me thyerje brinjësh nga shefi i anti-terrorit. Një nga SHKB-ja dhe një nga prokuroria e Tiranës”, tha imami.
Ai pohoi se e vetmja gjë që kishte shkruar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ishte vetëm fjala e Profetit. Policia referoi në prokurori vepra penale për “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert