LAJMI I FUNDIT:

IKSHPK apel të moshuarve: Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën

IKSHPK apel të moshuarve: Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka apeluar tek të gjithë të moshuarit që të qëndrojnë në shtëpi.

Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK iu bën thirrje edhe familjarëve të të moshuarve që të kujdesen për nevojat e tyre.

“Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

Njoftimi i IKSHPK-së:

APEL I VEÇANTË PËR TË MOSHUARIT: JU LUTEMI, RRINI NË SHTËPI!

Të nderuar qytetarë,

-Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

-Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!-Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

-Mbani distancë sociale për 2 metra! Aplikoni masat e nevojshme higjienike!

– Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!

– Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim! /Telegrafi/