LAJMI I FUNDIT:

IKShP thotë se situata është ende nën kontroll – apelon tek qytetarët të vazhdojnë qëndrimin në shtëpi

IKShP thotë se situata është ende nën kontroll – apelon tek qytetarët të vazhdojnë qëndrimin në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, edhe njëherë ka bërë apel për qytetarët që të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe qeveritare.

IKShP në apelin e tij ka thënë se situata epidimiologjike është ende nën kontroll dhe për këtë ka kërkuar që të vazhdohet me qëndrimin e qytetarëve nëpër shtëpitë e tyre dhe ta mbajnë distancën sociale.


Thirrja e plotë e IKSHP-së:

U LUTEMI RRINI NË SHTËPI!

Vërehen grumbuj të njerëzve në kryeqytet!

Ju lutemi qytetarëve të rrijnë në shtëpi dhe të mos grumbullohen!

Ruani higjienën, mbani distancën sociale, sepse këtë sfidë do ta kalojmë aq shpejt sa ne kujdesemi për veten dhe të tjerët!

Ne e kemi situatën ende nën kontrollë, për aq sa qytetari e ka nën kontroll vetveten!

Qytetarë të dashur! Ju lutem përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Tani ju mund të na ndihmoni shumë duke qëndruar në shtëpi!

APEL I VEÇANTË PËR TË MOSHUARIT: JU LUTEMI, RRINI NË SHTËPI!

Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!

Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

Mbani distancë sociale për 2 metra! Aplikoni masat e nevojshme higjienike!

Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!

Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim!

Ne situatën epidemiologjike po e mbajmë duke e frenuar me një fre duke bërë xixa!

Ky fre mund të ndalet në dy javët e ardhshme me ndihmën tuaj.

Andaj, na ndihmoni ta frenojmë bashkë me forcë të përbashkët!

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori