Disa fëmijë që po luanin futboll në një fushë të Argjentinës, janë larguar të tmerruar kur e kanë parë një krijesë të çuditshme.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni hijen misterioze që nuk është as kafshë e as njeri, si dhe djelmoshat që largohen duke bërtitur, transmeton Telegrafi.
Filmimi që është hedhur në internet, ka bërë xhiro nëpër rrjete sociale, ndërsa shikuesit kanë dhënë komentet të ndryshme.
Derisa shumica besojnë se është vetëm një reflektim, ka të tillë që mendojnë se është ndonjë i dërguar i djallit.
“Është një shpirt i keq, që u afruar të kapte ndonjërin nga fëmijët”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/
https://youtu.be/pQnK6e8FaIc