Enrique Iglesias raportohet të jetë ndaluar nga policia në Miami të Floridës, pasi drejtonte automjetin me një patentë të pezulluar.
Këngëtari spanjoll pretendohet se ka kaluar në krahun e pasagjerit në momentin që polici e kishte ndaluar, ndërsa pasagjeri i është drejtuar vendit e shoferit, transmeton Top Channel.
Mirëpo, duket se kjo hile nuk ka funksionuar, pasi sipas TMZ, si Enrique, ashtu edhe shoqëruesi i tij, i cili raportohet të ketë qenë menaxheri i turneut, janë arrestuar.
Por pas paraqitjes në polici, Enrique dhe shoqëruesi i tij janë lënë të lirë.