Hadije Tunuzliu u mbyt me thikë më 3 dhjetor. Trupi i 42 vjeçares u gjet në fshatin Lupq i Epërm të Podujevës, ndërsa dyshohet se atë e vrau Xh. Tërstena, 58 vjeçar nga Vushtrria. I dyshuari dhe familja e viktimës kishin marrëdhënie të mira shoqërore në mes vete.
E priti të kthehet nga puna sikurse ditëve të tjera. Por u bë natë dhe Hadije Tunuzliu nuk po kthehej në shtëpi. Kjo vonesë e shqetësoi të shoqin. Sezair Tunuzliu kot e thërriste në telefon të shoqen sepse atë e kishte fikur, shkruan “Express”.
Burri nga Vushtrria thirri të gjithë të afërmit për të mësuar nëse ata dinë diçka për fatin e saj. Por askush nuk dinte asgjë.
Të nesërmen disa SMS të dërguara nga numri i saj në telefonin e së bijës e shtyn Sezairin të dyshojë se diçka nuk është në rregull.
“Më kanë rrëmbyer me thikë në kokë, më kanë çu rrugës për Gjilan”, ishte përmbajtja e njërit nga mesazhet telefonike që kishin ardhur në telefonin e vajzës së Sezairit, që njëkohësisht është fëmija i vetëm i çiftit.
Sezairit si mbet asgjë tjetër veçse ta lajmërojë policinë për zhdukjen e bashkëshortes me të cilën kishte jetuar 27 vjet.
Pas gati një javë kërkimi, misteri i zhdukjes së Hadijes u zbulua. Ajo u gjet dhjetëra kilometra larg shtëpisë së saj.
Të shtunën në mbrëmje kufoma e Hadije Tunuzliut u gjet e vrarë në malin e fshatit Lupq i Epërm të Podujevës. Bashkë me gjetjen e kufomës u paraburgos edhe i dyshuari.
Më e rënda është se personi që dyshohet për vrasjen e bashkëshortes së Sezairit është mik i afërt i tij.
Xhelal Tërstena (58 vjeçar), të cilin policia e ka arrestuar si të dyshuarin kryesor për vrasje, hynte e dilte lirisht në shtëpinë e Sezairit. Ata dy ishin shokë të ngushtë dhe kishin lidhje të mira në mes vete. Madje Sezairi tregon se shpeshherë edhe i ka ndihmuar me para atëherë kur ai ishte ngushtë për to.
“Çka muj me thënë për të, maniak veç”, shprehet Sezairi.
Por ishte vetë burri i viktimës që i ndihmoi policisë që ta zbardhë rastin. Thotë se menjëherë ka dyshuar tek ai, edhe pse nuk pranon se ka vërejtur ndonjë sjellje të pazakontë të dyshuarit dhe gruas së tij.
Madje pohon se lidhja martesore me Hadijen ishte shumë e mirë, edhe pse për këto 27 vjet ata nuk kishin pasur fëmijë. E vajzën që kanë rritur nuk është e tyre, por e adoptuar.
Sezairi nuk dëshiron të japë shumë detaje për atë çka ka ndodhur, mirëpo një afërm i familjes sqaron se tashmë e ndjera dhe i dyshuari kanë pasur një lidhje të fshehtë dashurie.
“Por as ne nuk e dimë cilat janë motivet që e kanë shtyrë që ta vrasë”, tha i afërmi i familjes që nuk dëshiron t’i përmendet emri.
Për motivet nuk ka treguar as i dyshuari Tërstena, mirëpo në momentin e arrestimit ai ka pranuar se ka kryer vrasjen.
I dyshuari me sms-të që ia ka dërguar familjes së të ndjerës, por edhe me lokacionin ku e ka kryer vrasjen ka dashur që t’i humbë gjurmët. Mirëpo ishte pikërisht telefoni, njëra nga pistat që i dyshuari u zbulua si kryesi i vetëm i kësaj vepre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën