LAJMI I FUNDIT:

Ia kishte rritur volumin këngës ukrainase, policia ruse ndalë shoferin e veturës në Moskë

Ia kishte rritur volumin këngës ukrainase, policia ruse ndalë shoferin e veturës në Moskë

Një qytetar në Moskë të Rusisë është ndalur nga patrulla e policisë, pasi që brenda veturës kishte rritur volumin e zërit derisa po dëgjonte këngëtaren ukrainase Verka Serduchka duke kënduar hitin e saj Vse Bydet Horosho, që në gjuhën shqipe do të thotë “gjithçka do të jetë mirë”.

Ata fillimisht rrethuan veturën e tij dhe më pas i kërkuan ta fikë radion – ndërsa mediat e atjeshme raportojnë se është dënuar me 45 mijë rubla, transmeton Telegrafi.


Sipas autoriteteve të sigurisë, me këtë veprim ai kishte “diskredituar ushtrinë ruse”, pasi kishte rritur volumin e zërit derisa dëgjohej duke kënduar një këngëtare ukrainase.

Ukrainasit publikojnë pamjet nga droni, pjesëtarët e Wagnerit rrahin me lopata një epror të tyre rus të plagosur në Bakhmut
Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë pamjet nga droni, pjesëtarët e Wagnerit rrahin me lopata një epror të tyre rus të plagosur në Bakhmut

Kjo nuk është hera e parë që në Rusi dënohen apo burgosen qytetarët, vetëm pse mendojnë ndryshe dhe nuk janë në një linjë me politikat e Kremlinit.

Shumë raste të ngjashme janë filmuar me kamera amatore, e më i fundit ishte i një çifti rus që në Moskë u arrestuan brenda restoranti pasi diskutonin për luftën në Ukrainë.

Ata ishin kundër luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë dhe vazhdimisht mbështesnin ukrainasit në kauzën e tyre – pra mbrojtjen e territorit të tyre. /Telegrafi/