LAJMI I FUNDIT:

I plaçkitet banesa, para syve të policisë!

I plaçkitet banesa, para syve të policisë!

Fenomeni i vjedhjeve, grabitjeve, përvetësimit të dhunshëm a djallëzor të gjësë së tjetrit a pronës publike, vazhdon ta përcjellë shoqërinë tonë.

Sociologët konsiderojnë se kjo vjen si rezultat i një krize morale që po e përcjellë shoqërinë tonë dhe për shkak të mos efikasitetit të policisë dhe organeve të drejtësisë. Përderisa gjyqësori fajin ua lë hetimeve të dobëta të policisë, këta të fundit nuk kanë treguar gatishmëri të flasin për këtë temë.

“Kosovapress” ka mësuar për një grabitje që ka ndodhur, kur polici ka qene vetëm pesë metra larg vendit ku është kryer plaçkitja.


Aktet kriminale, si vjedhjet e rëndomta dhe vjedhjet e rënda, janë duke shënuar rritje të vazhdueshme. Kjo dukuri përbënë shqetësim për faktin se shumë pak fajtorë gjendet prapa grilave, edhe pas akteve te tilla.

Në lidhje me këtë sociologu, Fadil Maloku mendon se organet përgjegjëse për luftimin e kësaj dukurie negative nuk po tregohen efektive. Rritja e kësaj dukurie negative, sipas Malokut, vjen edhe si rezultat i një krize morale që po përcjellë shoqërinë kosovare.

“Kriza morale prodhon krizën sociale, ekonomike, krizën politike, duke mos përjashtuar as krizën kulturore. Jemi në një fazë të zhvillimit të emancipimit tonë social, ekonomik, politik dhe kulturor, ku procesi i menaxhimit të këtyre sjelljeve është shumë pak evident. Mungojnë mekanizmat e ndëshkimit adekuat; mungojnë mekanizmat për sensibilizimin e opinionit për rreziqet që i kanosen të rinjve që shkojnë në këto rrugë. Si pasojë e kësaj janë rritja e vjedhjeve, marrja apo konsumimi i drogës, alkoolit. Të gjitha këto janë në trend të rritjes”, ka thënë Maloku.

Ai konsideron se shqetësues mbetet edhe fakti se organet e drejtësisë dhe të ndjekjes nuk po bëjnë sa duhet në gjurmimin dhe evidentimin e këtyre rasteve.

“Nuk po e fajësoj vetëm policinë, por po e fajësoj edhe drejtësinë, për shkak se mekanizmat ndëshkues nuk janë në koherencë me trendët dhe zhvillimin që është duke shkuar shoqëria”, ka thënë Maloku i cili para dy javësh ishte viktimë e një plaçkitjeve në banesën e tij, derisa ishte për pushime në Shqipëri. Ai thotë se plaçkitja ka ndodhur para syve të policisë. Ky fakt, sipas tij, tregon se sa janë efikase policia në kapjen e grabitësve.

“Në pjesën ku jam unë, aty ka qenë polici. Paramendojeni, pesë metra larg ka qenë polici që ka bërë roje te AKP-ja, në lagjen Pejton… Kjo është e pa precedent”, shton Maloku.

Edhe pas insistimeve të shumta nga Kosovapress, policia nuk ka qenë në gjendje që të siguroj të dhënat statistikore rreth vjedhjeve, me arsyetimin se kjo është një procedurë që kërkon kohë.
Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, thotë se hetimet të cilat shkojnë në gjykata janë të një cilësie të dobët dhe duhet të përmirësohen në të ardhmen. Sipas tij, në këtë drejtim duhet një koordinim dhe bashkëpunim më i mirëfilltë prokurori-polici. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori