LAJMI I FUNDIT:

I kujt do të jetë Liqeni i Gazivodës?

I kujt do të jetë Liqeni i Gazivodës?

Stefano Sanino, drejtor i Drejtoratit për zgjerim të BE-së për gazetën Blic të Beogradit ka theksuar se prilli është vendimtar për marrjen e datës së Serbisë për bisedime për anëtarësim në BE.

Kjo do të thotë, ka thënë ai, se Serbia ka afat gjithsej një muaj e gjysmë që të arrijë marrëveshje për heqjen e institucioneve paralele, para së gjithash ato të sigurisë, pastaj të caktohen kompetencat e komunave për të cilën gjë janë marrë vesh kryeministrat Dacic e Thaçi.

“Asnjë marrëveshje e arritur deri më tash nuk është precizuar deri në fund dhe kjo është lënë kështu me qëllim që Prishtina dhe EULEX-i të mund të interpretojnë tekstin si të duan”, ka thënë për “Blic” Krstimir Pantic, zëvendësdrejtor i Zyrës së Serbisë për Kosovën.


“Nuk janë arritur detajet teknike e logjistike rreth oficerëve për ndërlidhje e data e shkuarjes së Dejan Pavicevicit në Prishtinë po prolongohet vazhdimisht”, ka thënë ai, transmeton “Koha”.

Nga Beogradi e Prishtina pritet të arrihen dy marrëveshje të reja: për rrymën dhe prefiksin telefonik.

Bisedimet nuk janë fare të thjeshta pasi në pyetje janë resurset strategjike në të cilat shteti i Serbisë ka investuar (!) miliarda euro me kredi që ende i kthen. Pyetje është se kujt do t’i takojë trafostacioni Valaç, penda dhe liqeni i Gazivodës te Zubin Potoku në veri, pyetet “Blic” .

Bashkësia ndërkombëtare insiston që kjo të jetë pasuri e Kosovës, sepse Kosova nuk mund të ekzistojë si shtet nëse është me varshmëri energjetike. As çështja e telefonit nuk është vetëm çështje ekonomike.

Serbia vlerëson se vlera e patundshmërive “të saj” në Kosovë është rreth 220 miliardë dollarë!. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori