Kryeministri Albin Kurti ka shkarkuar sot nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliun.
Lidhur me këtë vendim të kryeministrit Kurti, anëtar i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni ka thënë se është i papranueshëm dhe arbitrar.
“Zotëri Kurti ka bërë një veprim të papranueshëm, arbitrar, dhe çuditërisht të pa arsyeshëm. Marrëveshja thekson qartë se asnjë ministër nuk mund të shkarkohet pa u pajtuar të dy partitë. Vendimi është i papranueshëm për LDK-në”, ka thënë Hyseni në KlanKosova.
Hyseni ka shtuar se LDK do të mblidhet brenda pak orëve për të diskutuar rreth vendimit të Kurtit për shkarkimin e Veliut. /Telegrafi/