Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni ka raportuar sot para Komisionit për Integrime Evropiane.
Lidhur me këtë çështje, Hyseni theksoi se MPB-ja është duke bërë përpjekje për memorandum-marrëveshje me Europolin.
Ai tha se raporti i katërt dhe final i komisionit evropian është publikuar, i cili sipas tij rekomandon heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ai ka thënë e raporti po ashtu thekson se para se propozimi të miratohet nga Këshilli Evropian, Kosova duhet ta ratifikojë marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi dhe të forcojë historikun e lëndëve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.