Site icon Telegrafi

Hyseni ndan medalje për ish- shefin e ICITAP-it

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni me propozim të Policisë së Kosovës i ka ndarë sot “Medalje për Merita”, ish-shefit të ICITAP-it amerikan në Kosovë, Cameron Fisher, i cili ka shërbyer në Kosovë nga viti 2013 deri më 2016.

Medalja i është ndarë për merita të veçanta, për angazhimin e Fisher në ndihmë për shumë projekte të rëndësisë së veçantë për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e zbatimit të ligjit që veprojnë në kuadër të MPB-së.

Hyseni dhe Fisher evokuan kujtime të veçanta të bashkëpunimit në mes dy institucione dhe për këtë ministri Hyseni e falënderoi për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë së pari taksapaguesit amerikan, në avancimin e më tejmë të institucioneve të sigurisë.

Ndërsa, Cameron Fisher, ritheksoi se ICITAP-i dhe qeveria amerikane do të vazhdojnë të punojnë dhe të përkrahin edhe më tej profesionalizimin e agjencive të zbatimit të ligjit në Kosovë.

Exit mobile version