Ministri i Punëve të Brendshme, Skendër Hyseni ka reaguar lidhur me zvarritjen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Hyseni, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, konsideron se është padrejtësi që shtetasit kosovarë të mos e kenë të drejtën e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së.
“Zvarritja e një vendimi pozitiv për vizat mund të vije vetëm si pasojë e mosveprimit tonë. Është tërësisht e papranueshme dhe e padrejtë që vetëm qytetarët e Kosovës të mbahen të izoluar dhe nën regjim vizash.
Pra, këtyre vendeve që edhe ashtu kanë dilema rreth heqjes së vizave për Kosovën nuk duhet ofruar asnjë alibi apo pretekst shtesë që të do të shkaktonte zvarritje shtesë, deri në ndonjë vendim kundër. Mungesa e veprimit është e pajustifikueshme”, shkruan Hyseni në Facebook.