LAJMI I FUNDIT:

Hungaria lë marrëveshjen e OKB-së për migrantët

Hungaria lë marrëveshjen e OKB-së për migrantët

Hungaria do ta lërë paktin e Kombeve të Bashkuara për migrimin përpara miratimit të tij përfundimtar, tha ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Sipas tij, marrëveshja paraqet “kërcënim për botën”.


“Ky dokument është krejtësisht kundër interesave të sigurisë të Hungarisë”, tha Szijjarto në një konferencë shtypi.

Marrëveshja do të miratohet formalisht në dhjetor, por Hungaria nuk do të marrë pjesë në takimin në Maroko, tha Szijjarto.

Ai po ashtu theksoi se vendi i tij do ta kundërshtojë marrëveshjen nëse ajo del për votim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Qeveria e Hungarisë, e udhëhequr nga kryeministri Viktor Orban, ka marrë qëndrim të ashpër ndaj migrantëve qysh në vitin 2015, kur mbi një milion njerëz të ikur nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme, kanë hyrë në Evropë.

Autoritetet hungareze kanë ngritur edhe gardhe me tela gjemborë në kufij, për të parandaluar hyrjen e tyre. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori