Hungaria fillon ndërtimin e rrethimit në kufi me Serbinë

Personali ushtarak filloi të ndërtojë këtë rrethim 150 metra i gjerë dhe 4 metra i lartë, ku një buldozer dhe makineri të tjera të rënda përgatitnin terrenin për ndërtim, u tha në një deklaratë të përbashkët nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes.
"Një mesatare prej 1 mijë migrantëve në ditë kaluan kufirin duke hyrë në Hungari, kështu që migrimi illegal është bërë një problem i rëndë për ne”, thuhet nëdeklaratën e ministrive hungareze.
Zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovacs tha se Hungaria është e përkushtuar të ndërtojë këtë rrethim, për të cilin tha së është një masë e përkohshme.
Rreth 80 mijë migrantë dhe refugjatë kanë arritur në Hungari këtë vit. Rreth 80 për qind e tyre janë nga shtete të përfshira nga lufta, siç është Siria, Iraku dhe Afganistani.
Shumica e tyre kërkojnë azil, por shpejtë shkojnë në shtete tjera, më të pasura të Evropës, si Gjermania dhe Suedia. /rtk/





















































