Demonstrata është organizuar nga grupet civile, ndërsa protestuesit kanë mbajtur parulla ku shkruante “Jezu Krishti ishte imigrant, po ashtu” dhe “shoku im më i mirë është imigrant”.

Më 13 korrik, autoritetet e Hungarisë e kanë filluar punën në ndërtimin e murit në periferi të qytetit Moraholom, që është 180 kilometra në jug të Budapestit.


Muri parashihet të jetë i gjatë 175 kilometra.

Deri tash këtë vit, në Hungari janë regjistruar 78,190 imigrantë ilegalë, ndërsa shumica prej tyre kanë hyrë nga Serbia.