Humbja në Pogradec përçan PS-në me LSI-në

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, megjithëse nuk e përmendi me emër PS-në, foli për një Pazar në kurriz të kandidates së LSI-së në këtë qytet Diana Mile. “Nuk ka asnjë justifikim pazari i bërë në pogradec i cili ia kalon edhe atij të bërë në pazarin e roskovecit”, tha Rama.
LSI-ja pretendon se votuesit e Partisë Socialiste nuk kanë votuar kandidaten Diana Mile, të propozuar nga koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane, por kanë votuar kandidatin e djathtë Eduard Kapri.
Kandidati Kapri në fakt vjen edhe ai nga e majta, pasi në vitin 2011 fitoi një mandat si anëtar i Këshillit Bashkiak të Pogradecit me Partinë Social Demokrate dhe u bë kryetar i Këshillit Bashkiak i së majtës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































