Site icon Telegrafi

Humbin jetën katër persona nga coronavirusi në Kosovë, konfirmohen 56 raste të reja

Në 24 orët e fundit nga coronavirusi në Kosovë kanë humbur jetën katër persona, kurse janë konfirmuar 56 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 14.149 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.357.810 doza të vaksinës. Deri më sot 551.601 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 3.327 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, njofton MSH.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

MSH po ashtu bën të ditur se sot janë shëruar 281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.881

Në total numri i rasteve aktive është 2.330. /Telegrafi/

Exit mobile version