Sot herët në mëngjes një person ka humbur jetën në një aksident në kalimin kufitar Bogorodica në Gjevgjeli.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00, kur makina “Mercedes” e drejtuar nga M.K (27) nga fshati Bogorodoca, ka goditur mbrojtëset metalike dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thonë nga policia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa bashkëudhëtari në makinë M.P (26) ka marrë lëndime të rënda trupore dhe si rast urgjent është dërguar në spitalin e Gjevgjelisë dhe më pas në klinikat e Shkupit.
Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe po punon në zbardhjen e rastit./Telegrafi/