Si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID-19, 35-vjeçari nga Shkupi mbrëmë pas mesnatës humbi jetën. Ende nuk ka informacione nëse pacienti ka pasur probleme tjera shëndetësore.

Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 14 pacientë të vdekur. Prej tyre pesë pacientë janë nga Shkupi (35, 82, 53, 90 dhe 77 vjet), Prilepi (54), Tetova (88), Stuga (66), Velesi (78), Manastiri (76), Radovishi (66), Resnja (83) dhe Strumica (63 dhe 68 vjet), njofton Telegrafi Maqedoni.

Sërish numër i lartë me raste të reja në Maqedoni, regjistrohen 862 pacientë të rij Sërish numër i lartë me raste të reja në Maqedoni, regjistrohen 862 pacientë të rij

ISHP po ashtu sot regjistroi edhe 223 pacientë të shëruar dhe momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka 8.587 raste aktive.

Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar 29.558 pacientë, ku prej tyre 19.994 janë shëruar dhe 977 kanë humbur jetën./Telerafi/