LAJMI I FUNDIT:

Httpool hyn në partneritet me Twitter për të shtrirë Ads në pesë shtete të reja

Httpool hyn në partneritet me Twitter për të shtrirë Ads në pesë shtete të reja

Httpool është autorizuar nga Twitter si partner i shitjes së reklamave në pesë shtete të reja (Sllovaki, Greqi, Hungari, Shqipëri dhe Kosovë). Kompanitë dhe agjencionet e marketingut nga këto pesë shtete mund të punojnë tani ngushtë më ekipet lokale që te ju ndihmojnë të përdorin produktet e reklamimit të Twitter që të rrisin arritshmerinë e tyre nëpërmjet Twitter.

Twitter është i drejtpërdrejtë, publik, i komunikueshëm dhe me shtrirje të gjerë. Kjo platformë ka më shumë se 288 milion përdorues dhe përdoret nga kompani në mbarë botën që të komunikojë më konsumator egzistues dhe që të arrijnë deri tek audiencat e reja.

“Me më shumë se 500 milionë Tweet/cicërima të lëshuara për ditë, Twitter është vendi i bisedave mes miqve ose atyre që nuk njihen nga ana tjetër e botës. Është vendi ku njerëzit shkojnë që të mësojnë se çfarë po ndodhë në botë, dhe kjo e bon Twitter-in një vend shumë të mirë që kompanitë të komunikojnë me konsumatorët e tyre,” thotë Niall Horgan, Menagjer i Partnerëve ne Twitter. “Kompanitë në këto tetë shtete tanimë përdorin Twitter që të ndëgjojnë nga konsumatorët e tyre dhe që të paraqesin veten në mënyrë organike, kështu që ne jemi të lumtur që të bashkëpunojmë me Httpool që të ju ndihmojmë atyre të përdorin reklamimin e Twitter që të rrisin përpjekjet e tyre”.Httpool logo

Tre nga pesë përdorues në Twitter përcjellin të paktën një kompani . Dhe 80% e përdoruesve në Twitter janë po ashtu aktivë në pajisje mobile, duke ju dhënë reklamuesve mundësinë përfekte që të arrijnë njerëzit gjatë lëvizjes, në kohën kur përmbajtja e reklamës është më e rëndësishmja. Në fakt, një nga tre njerëzit që përcjellin një kompani në Twitter kanë blerë nga ajo kompani.

“Twitter është unik për shkak të natyrës së vet publike dhe të çastit. Kjo e bënë shumë të lehtë për njerëzit që të janë të informuar për çka do që ju intereson. Kompanitë në këto pesë shtete tani kanë një mënyrë edhe më të mirë që të lidhen me konsumatorë ekzistues dhe potencial rreth interesave të tyre, me mesazhin e duhur në momentin e duhur. Ne jemi të lumtur të punojmë me Twitter që të sjellim produktet e tyre të reklamimit në regjionin tonë the i gëzohemi mundësisë që të ju ndihmojmë të rrisin komunitetin e tyre, të tregojnë tregimet e tyre, të rrisin besnikërinë dhe përfundimisht të rrisin rekomandimet dhe shitjet,” tha Aljosa Jenko, themelues dhe CEO i Httpool.

Caktimi i Httpool si partner direkt i shitjes në Twitter u jap më shumë kompanive qasje në një linjë të madhe të produkteve, shërbimeve dhe mbështetjes që është e mundur nga Twitter.

Twitter ka tre njësi kryesore të reklamimit:

Promoted Tweets – Promoted Tweets jane Tweets/Cicërima të rregullta po me përparësinë se arrin deri të përcjellësit aktual dhe potencial që ka mundësi të jenë të interesuar për llogarinë tuaj.
Promoted Accounts – Mundëson ndërtimin e një komuniteti aktiv të lobuesve dhe ndikuesve me të cilët mund të komunikoni në baza të vazhdueshme.

Promoted Trends – Trendet janë tema popullore që janë duke ndodhur tani në Twitter. Për shkak se këto Trende shfaqen në mënyrë të dukshme afër timeline-it të përdoruesit, ato marrin ekspozim masiv.

Twitter po ashtu ofron analitika për kompani dhe agjencione që përdorin Produktet e Reklamimit që të përcjellin aktivitetin e Reklamave në Twitter, të mësojnë më shumë për sjelljen e konsumatorëve dhe që të modifikonë kampanjënn për rezultatë më të mira.

Për më shumë rreth shërbimeve të biznesit të Twitter dhe këshilla të nevojshme se si të rregulloni prezencën tuaj në Twitter, vizitoni biz.twitter.com.

Rreth Httpool

Httpool është një rrjet reklamues ndërkombëtar në shumë kanale i fokusuar në tregjet jashtë Europës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara

Httpool është një partner optimal për agjencionet mediatike që kërkojnë një zgjidhje të integruara për reklamim digjital. Në fakt Httpool ofron gamën më të gjerë të produkteve të rrjetit të reklamimit dhe zgjidhjeve në display, video, engagement (angazhim) social dhe kanaleve performance në të dy kanalet dhe pajisjet desktop dhe mobile

Httpool përdor teknologjinë më të avancuar të licencuar dhe në pronësi të vetën, ka një përvojë të gjerë ndërkombëtare dhe përfaqëson me mijëra publisher të zgjedhur global dhe lokal në 18 zyret e veta në Europën Qendrore dhe Jugore si dhe në zyret në Azi. Për më shumë informata ju lutem vizitoni www.httpool.com ose përcjellin @httpool.

Rreth Twitter, Inc.

Twitter (NYSE: TWTR) është një platformë globale për vetë-shprehje publike dhe komunikim në kohë reale. Duke krijuar thelbësisht një mënyrë të re që njerëzit të krijojnë, shpërndajnë dhe zbulojnë përmbajtje, ne kemi demokratizuar krijimin e përmbajtjes dhe shpërndarjes duke mundësuar çdo zë që të jehojë rreth botës në mënyrë të menjëhershme dhe të pa filtruar. Shërbimi mund të qaset në Twitter.com, via Twitter mobile aplikacioneve për lloje të ndryshme pajisjesh si dhe nëpërmjet SMS. Në dispozicion në më shumë se 35 gjuhë, Twitter ka më shumë se 288 milionë përdorues aktiv mujor. Për më shumë informata vizitoni ose përcjellni @Twitter. /Telegrafi/