LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Takimi i presidentëve, njohje de fakto nga Serbia

Hoxhaj: Takimi i presidentëve, njohje de fakto nga Serbia

Në një intervistë të gjatë për agjencinë evropiane të informimit EUobserver, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se takimi ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, është de fakto njohje e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

“Dy përfaqësuesit, Jahjaga dhe Nikolic, do të takohen si përfaqësues të dy shteteve sovrane”, ka thënë Hoxhaj, duke shtuar se “takimi nuk është asgjë tjetër vetëm njohje de fakto e pavarësisë së Kosovës nga Serbia”.

Gjatë intervistës për EUobserver të martën, ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu ka folur për turneun diplomatik në shtetet e Afrikës dhe Azisë, në kuadër të aktiviteteve lobuese për sigurimin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës.

Hoxhaj ka theksuar rritjen e vazhdueshëm të numrit të njohjeve si dhe faktin se vetëm gjatë vitit të kaluar Kosova është njohur nga 13 shtete, duke shprehur besimin se gjatë këtij viti do të ndodhin edhe rreth 20 njohje të reja.

Ai ka shprehur besimin se takimi Jahjaga-Nikolic do të ndikojë që edhe pesë shtetet e BE-së që ende nuk e ka njohur Kosovën, si dhe Rusia, aleate e Serbisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, do të ndryshojnë gradualisht qasjen e tyre ndaj Kosovës.

“Nëse Indonezia dhe Timori Lindor ishin në gjendje të arrijnë një marrëveshje paqësore pas 24 vjetësh të konfliktit në atë pjesë të Azisë, unë nuk shoh arsye pse Kosova dhe Serbia, si dy shtete në zemër të Evropës, të cilat aspirojnë t’i bashkohen Bashkimit Evropian, nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai po ashtu ka theksuar se Nikolici ka një “trashëgimi të vështirë” dhe se disa prej deklaratave të tij e ushqejnë “nacionalizimin etnik”, i cili ka shkaktuar luftëra.

Por, siç citohet ministri kosovar, ndjesia në mesin e qytetarëve të thjeshtë është më i rëndësishëm sesa fjalët e elitës politike të saj.

Ai ka theksuar edhe raportet se Kosova nuk është më çështje në krye të prioriteteve të serbëve dhe se 80 për qind e serbëve që jetojnë në Kosovë e kanë pranuar Qeverinë e Kosovës.

Lidhur me krimet në Kosovë, Hoxhaj ka thënë për EUobserver se kosovarët kanë qenë viktima dhe se burimi i konfliktit ka qenë përpjekja e Milosevicit që të shtrijë hegjemoninë serbe në rajon.

Në këtë kontekst, Hoxhaj ka përmendur faktin se edhe komandanti ushtarak serb, Dragoljub Ojdanic e ka pranuar vendimin e fajësisë nga Tribunali i Hagës duke kërkuar falje për shkaktimin e vuajtjeve.

Hoxhaj tha se kjo tregon që Serbia ka filluar procesin e përballjes dhe të pranimit të së kaluarës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori