Sulmi që ndodhi në mëngjesin e së dielës ndaj autobusit me pasagjerë kosovarë në Serbisë jo vetëm që është i papranueshëm dhe i dënueshëm, por nga ana e Kosovës do të ngritët si shqetësim edhe tek disa shtete të Bashkimit Evropian.
Për këtë ka siguruar ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili në një intervistë të shkurtër për Klan Kosovën pohoi se Serbia nuk duhet të lejojë që të tilla incidente të ndodhin.
“Do ta ngrisë si çështje në disa shtetet të Bashkimit Evropian”, ka thënë Hoxhaj, pasi, sipas tij, kjo s’është hera e parë që po ndodhë diçka e tillë.
“Çdo herë udhëtarët që udhëtojnë nëpër Serbi nuk janë të sigurt ndalohen, arrestohen, kjo në nuk duhet të ndodhë, sepse ne kemi marrëveshje për lëvizjen e lirë dhe duhet të respektohet ajo”, shtoi Hoxha.
Sipas ministrit kosovar, “një vend demokratik duhet të merr masa kur ndodhin sulmet e tilla që të mos përsëritën”.
Autobusi i kompanisë “Bici-Com”, u sulmua nga persona të panjohur në Krushevc të Serbisë në mëngjesin e sotëm.
Pronari i kësaj kompanie ka treguar për Klan Kosova se automjeti transportues po përshkonte linjën Prishtinë-Vjenë.
Nga ky incident që ka ndodhur, nuk është raportuar për të lënduar përveç dëmeve materiale, njofton Klan Kosova.
Pronari i kompanisë së autobusëve, Behxhet Bici, ka thënë për Klan Kosovën “se autobusi është përcjellë nga dy vetura, njëra e vogël dhe një kombi. Personat në automjete i kanë raportuar njëri-tjetrit për lëvizjet e autobusit”.
“Në momentin që autobusi ka hyrë në kthesë është goditur me një shishe dhe si pasojë është thyer xhami i parë i autobusit. Fatmirësisht shoferi nuk e ka lëshuar rrugën kryesore për ta humbur drejtimin, ndërsa në autobus kishe 25-26 udhëtarë”, ka thënë Bici.
Sulmin e ka dënuar edhe Ministrja për Dialog, Edita Tahiri.
Edhe ajo ka theksuar për Klan Kosovën se sulme të tilla dhe pengimi i lëvizjes janë shkelje e marrëveshjes për lëvizjes të lirë e cila është arritur në Bruksel mes Kosovës e Serbisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë