LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj për ditoren kroate: Kosova dhe Kroacia janë kundërpesha e dominimit serb në rajon

Hoxhaj për ditoren kroate: Kosova dhe Kroacia janë kundërpesha e dominimit serb në rajon

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën kroate Jutarni List, ku ka folur për zhvillimet në Kosovë, raportet me Serbinë, me Kroacinë dhe tema të tjera botërore.

I pyetur për raportet Kosovë-Kroaci, Hoxhaj ka thënë se ka një partneritet të shkëlqyer politik dhe se Kosova e Kroacia, duke bashkëpunuar nga afër, e pamundësojnë kthimin e skemave të vjetra të dominimit serb në rajon.

“Kroacia është një partner i rëndësishëm politik i Kosovës dhe ne duam ta shndërrojmë atë në një partner të fuqishëm ekonomik. Është partner politik, meqë ajo e mbështet integrimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar, si dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Ne ndajmë edhe interesa të caktuara në politikën tonë rajonale, duke qenë aleat me njëri-tjetrin dhe duke pamundësuar rikthimin e skemave të vjetra të dominimit serb të rajonit. Për këtë kemi një koordinim intensiv me Zagrebin – sa i takon politikës rajonale. Por, tash duam një vëmendje t’ia kushtojmë bashkëpunimit ekonomik. Kosova është vendi ideal për investitorët kroatë, për të investuar në Kosovë, për shkak të simpatisë që kanë qytetarët e Kosovës për Kroacinë e një miqësie tradicionale në mes të dy shteteve” ka thënë Hoxhaj.