Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se do të përgjysmojnë udhëtarët që shfrytëzojnë transportin publik, urban e ndërurban.

“Transporti publik, numri i udhëtarëve përgjysmohet, në autobus numri një dhe dy që marrin autobusin publik, atë urban dhe ndërurban, përgjysmohet”, tha Hoti.

Hoti tha po ashtu se do të bashkëpunojnë me media dhe se do të transmetohet çdo ditë reportazh nga Klinika Infektive për gjendjen e personave që janë në atë klinikë dhe çfarë ata po përjetojnë. /Telegrafi/