LAJMI I FUNDIT:

Hoti takon sindikalistët, premton se punëtorët do të paguhet për angazhimin shtesë dhe rrezikshmërinë

Hoti takon sindikalistët, premton se punëtorët do të paguhet për angazhimin shtesë dhe rrezikshmërinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Judikaturës, Shërbimit Korrektues, Punonjësve Social, Sindikatës së Policisë, ata të Zjarrfikësve, Sindikatës së Shërbimit Korrektues, Administratës së Pavarur, Sindikatës së Shërbimit Civil, ata të punëtorëve të ATK-së dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Infermierëve.

Sindikalistët paraqiten një varg kërkesash bashkë me shqetësimin e tyre se, qasja e institucioneve nuk ka qenë e barabartë për secilin sektor, duke theksuar se ata po ndjehen të anashkaluar dhe të diskriminuar.

Hoti pasi i dëgjoi ankesat dhe kërkesat e sindikalistëve, shprehu gatishmërinë që t’i trajtojë të gjitha kërkesat veç e veç dhe të shikohen se cilat janë mundësitë buxhetore për përmbushjen e tyre.

Ai u zotua para përfaqësuesve të sindikatave se Qeveria në detyrë do të paguaj të gjithë sektorët ku ka pasur angazhim shtesë dhe rrezikshmëri në punë, për shkak të pandemisë COVID-19.

Kryeministri theksoi se, shumica e kërkesave të sindikalistëve do të gjejnë zgjidhje me Ligjin e Pagave, i cili ka qenë i gatshëm për debat publik qysh në tetor, por janë shtyrë procedurat për shkak të pandemisë. /Telegrafi/