LAJMI I FUNDIT:

Hoti me shkarkimet e fundit ndoqi praktikat e ish-kryeministrave të mëhershëm

Hoti me shkarkimet e fundit ndoqi praktikat e ish-kryeministrave të mëhershëm

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti të premten ka shkarkuar disa udhëheqës në pozita të larta të shtetit, përfshirë drejtorin e Policisë, të Doganës së Kosovës  dhe drejtorin e përgjithshëm të ATK-së, pa paralajmërim dhe kjo i zhgënjen profesionistët e mirëfilltë dhe e trimëron militantizmin e dëmshëm pseudoinstitucional, vlerësojnë për Telegrafin njohësit e çështjeve politike.

Analisti Artan Muhaxhiri vlerëson se ndërmarrja për shkarkimin e brenda ditshëm të tre zyrtarëve të lartë shtetërorë mund të kundrohet si një tentim i kryeministrit Hoti që të imponojë respekt vendimmarrës në opinion.

Shkarkohet drejtori i Policisë, Rashit Qalaj
Lexo po ashtu Shkarkohet drejtori i Policisë, Rashit Qalaj

Sipas tij, nuk ekziston ndonjë varshmëri kushtëzuese operative mes institucioneve të policisë, doganave dhe administratës tatimore, prandaj këto vendime s’mund të trajtohen si ndryshime zinxhirore përbrenda një strukture autonome.

“Është krijuar ideja që Hoti është më shumë ruajtës i status quo-së institucionale sesa ndryshues i gjendjes, prandaj me këto veprime ai ka synuar që portfolios së vet kryeministrore t’ia shtojë edhe këtë segment të lidershipit. Mirëpo, bie në sy që as ky kryeministër nuk ka mundur t’iu ikë praktikave negative të kryeministrave të mëhershëm, që shkarkimet e zyrtarëve të lartë të bëhen befasishëm, pa bazë të elaboruar argumentuese dhe me mungesë të arsyetimeve të detajshme e bindëse”, tha ai.

Pas Qalajt, Hoti shkarkon edhe drejtorët e Doganës dhe ATK-së
Lexo po ashtu Pas Qalajt, Hoti shkarkon edhe drejtorët e Doganës dhe ATK-së

Siç vlerësoi Muhaxhiri, qasja e këtillë i zhgënjen profesionistët e mirëfilltë dhe e trimëron militantizmin e dëmshëm pseudo institucional.

Edhe Albana Rexha nga Demokracia Plus, thotë se për të bërë një vlerësim të kryeministrit Hoti, duhet pritur nëse në ato pozita do të emërohen njerëz profesionit apo të politikës.

Hoti emëron drejtorin e ri të ATK-së dhe drejtorin e Doganave
Lexo po ashtu Hoti emëron drejtorin e ri të ATK-së dhe drejtorin e Doganave

Siç tha ajo, procesi i shkarkimit të tyre ka qenë jo transparentë pasi nuk është adresuar performanca e tyre.

“Për të vlerësuar më mirë shkarkimet e Hotit besoj se duhet të presim dhe të shohim nëse në ato pozita do emërohen njerëz profesionist apo njerëz të politikës. Pasi që, procesi i shkarkimit të tyre ka qenë jo-transparent në kuptimin se nuk është adresuar performanca e tyre, mundësitë janë shumë më të mëdha që të emërohen njerëz të afërt me partitë në pushtet”, tha Rexha.

Ajo tutje theksoi se ky skenar nuk do të jetë i mirëpritur nga askush, përpos atyre që janë të përfshirë në këtë proces.

“Ky skenar nuk do të jetë i mirëpritur nga askush, përveç atyre që janë të përfshirë në proces dhe nënkupton se do të vazhdoj kapja e këtyre institucioneve siç edhe ka ndodh më herët nga partitë në pushtet, e posaçërisht nga PDK-ja. Një indikacion i qartë se institucioni i policisë ka qenë i influencuar nga kjo parti përmes pozitës së drejtorit tregojnë edhe reagimet e shumta të pabazuara nga anëtarët e PDK-së kundër shkarkimit.  Andaj, vlerësoj se nëse këto shkarkime zëvendësohen me njerz të politikës, i bie se do të kemi vetëm ndërrim të partive politike që menaxhojnë me këto institucione dhe asgjë më shumë në drejtim të qeverisjes së mirë dhe transparente”, tha ndër të tjera ajo.

Rexha po ashtu vlerësoi se është me rëndësi që ushtruesit e detyrës të mos vazhdojnë të ushtrojnë atë detyre në pafundësi dhe në shkelje të ligjit.

Siç tha Rexha nga Demokracia Plus, të emërohen në pozita me kompetenca të plota dhe në përputhje me ligjin.

Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti të premten ka shkarkuar disa udhëheqësi në pozita të larta të shtetit. Ai shkarkoi drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, ushtruesin e  detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës,  Ibrahim Xhaka dhe drejtorin e përgjithshëm të ATK-së, Ilir Murtezaj.

Ndërsa në krye të tyre ka emëruar Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Bajram Rexhën, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori