LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Rimëkëmbja ekonomike po ndodhë, kemi ndarë 87 milionë euro për bizneset dhe qytetarët

Hoti: Rimëkëmbja ekonomike po ndodhë, kemi ndarë 87 milionë euro për bizneset dhe qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se rimëkëmbja ekonomike nga pandemia COVID-19 po ndodhë.

Hoti me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se janë ndarë 87 milionë për bizneset dhe qytetarët.


“Rimëkëmbja po ndodhë! Sot ka qenë një mbledhje e jashtëzakonshme e Qeverisë së Kosovës. Po përmbushim premtimet tona për ta përballuar sa më lehtë situatën e shkaktuar nga pandemia. 87 milionë euro i kemi ndarë sot për biznese dhe qytetarë”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/